Nga ARTUR AJAZI
Veçoria kryesore e Sali Berishës në gjithë këto vite politikë, mbetet përgojimi i grave dhe vajzave në Parlament. E keni parë dhe dëgjuar se si, në çdo rast, ai do të merret me një nga gratë e qeverisë, vajzat e reja deputete të Parlamentit, dhe kjo ka b֝ërë që partia ë tij, të quhet “parti burracakësh”.
Në çdo seancë të Parlamentit, ai dhe deputetët e tij, janë marrë dhe po merren me vajzat dhe gratë socialiste, aq sa, dhe vetë grate demokrate merren seriozisht deri me jetën private të kolegeve të tyre të pozitës.
U ka futur thellë në mëndje, filozifinë e “keqpërdorimit të fjalës” pothuajse gjithë deputetëve që ka në grup. I xhindosur nga humbja ë 11 Majit, i porosit “shani, ofendoni, sulmoni, akuzoni, sot është rradha jonë”.
Dhe ata nisin dhe merren me Ballukun, me Sarën, me Mirelën, me Elisën, dhe me gjithë grate dhe vajzat, depuete të reja dhe të vjetra në atë sallë. Një parti që nuk prodhon politikë, frymë bashkëpunuese, që nuk ngjall shpresën tek shqiptarët, një kryetar që deklaron se “do të mbetem drejtues PD deri në moshën 90 vjeçare”, nuk ka shanse të ndryshojë.
Ata kanë vetëm 1 synim, të pengojnë, të bëjnë pis, dhe të mbjellin frymën e përçarjes krahinore dhe politike mes shqiptareve. Burra që merren me grate, vetëm në PD i gjen. Burra që fyejnë vajzat e reja deputete, të cilat nuk kanë mbushur muajin në atë sallë të Parlamentit, vetëm tek PD do ti gjesh.
Jo si politikan, por edhe si shqiptarë, përgojimi dhe fyerja e vajzave dhe grave në publik, mbetet e ndaluara dhe e patolerueshme. Me Kanun, burri nuk trazohet fare me grate dhe vajzat, por në PD, janë marrë deri me fëmijët, dhe kjo e përçmon atë parti politike në sytë e shqiptarëve.
Nga ana tjetër përgjigja nga Sara, Elisa, Belinda, apo Mirela, etjj, nuk ka munguar, dhe kjo përgjigje ka qenë “exselente”. Por çfarë u ka mbetur atyre që hiqen “trima” me grate kur janë në Parlament , dhe kur i thërret Saliu në zyrë, rrinë si lepuj. Kjo lloj politike, e molepsur me maskaradë, nuk ka vend në Parlamentin e Shqipërisë të 2025, por i takon sesioneve të kaluara, ku kjo opozitë është sjellë si parti rrugeçërish për të penguar zhvillimin dhe integrimin e vendit në BE.
Aq më mire për PS, kur ka skena të tilla, pasi efekti mbetet fantastik tek reagimi i shqiptarëve. Rezultati i 11 Majit, ishte përgjigja më e bukur e shqiptarëve, për partinë e “burrave” që merren me grate në atë Parlament. Po vazhduan kështu, e tillë do të jetë edhe në 2030, 2035, etjjj..