Last Updated on 01/10/2025 by adminfjala
Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës firmosin një marrëveshje mes tyre, si një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është shprehur se, sot është çelur një dritare e re për të rinjtë, pasi shënon një nimsë të re që lidhet me një tjetër ndërmarrje që është Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Kjo marrëveshje, theksoi Balluku ka një element tjetër që është barazia gjinore, që tek vendi ynë nuk është e munguar.
“Sot çelim një tjetër dritare për të rinjtë. Siç e thashë kjo është në kuadër me marrëveshjen me univeristetin.
Kjo marrëveshje shënon fillimin e një nisme të re që lidhet me një tjetër ndërmarrje që është ARRSH. Ka një element tjetër ky bashkëpunim, barazinë gjinore. Banka Botërore e cila është financuese e këtij programi e ka si prioritet barazinë gjinore.
Në industrin e rëndë, transport dhe energji ka shumë gra dhe vajza që kontribuojnë, ne nuk e kemi të munguar barazinë gjinore”, tha Balluku./e.t
