Last Updated on 03/10/2025 by adminfjala
Policia e Tiranës ka arrestuar një taksist 43-vjeçar pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 12 doza me lëndë narkotike kokainë.
Sipas raportimeve nga blutë e Tiranës, R.Xh., 43 vjeç u arrestua në Bulevardin “Zhan D’Ark” ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Xh., 43 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë kontrollit të automjetit taksi që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokaine. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. m.p.
