Last Updated on 03/10/2025 by adminfjala
Një incident i frikshëm ka ndodhur pak minuata më parë te pedonalja pranë Pallatit të Kulturës.
Një motocikletë ka përplasur një të ri, i cili fatmirësisht shpëtoi pa lëndime të rënda.
Ky rast vjen si alarm për një fenomen që new.fjala.al/ e ka denoncuar prej kohësh, ku mjete si biçikleta, skuterat, motorrët dhe shpesh edhe automjetet, qarkullojnë lirshëm brenda pedonales dhe në vendet që duhen të jenë ekskluzivisht për këmbësorë.
Aktualisht, Policia Bashkiake nuk është e pranishme në pedoanlen e Sheshit Skënderbej.
Përplasjet në pedonale mund të kenë pasoja serioze për këmbësorët, sidomos për fëmijë, të moshuar dhe njerëz me pak përvojë në situata emergjente.
Qytetarët kërkojnë masa urgjente: patrullim permanent nga Policia Bashkiake, sinjalistikë që respektohet më shumë, barriera fizike kur duhet, dhe gjoba të rrepta për shkelësit./e.t
