Last Updated on 07/09/2026 by Klara
Sipas raportit 7-mujor për vitin 2026, të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL INSURANCE GROUP mbetet kompania shqiptare me vlerën më të lartë të dëmeve të paguara në industrinë e sigurimeve dhe me pjesën më të madhe të tregut.
Kompania zotëron 26.2% të tregut, në drejtim të vëllimit të primeve të shkruara bruto për periudhën janar–korrik 2026 dhe dëmshpërblen 28.15% të totalit të pagesave të industrisë së sigurimeve.
Mbi 16 milionë euro, përgjatë periudhës janar–korrik 2026, është shuma e dëmshpërblimeve të kompanisë. 12,556 raste dëmesh u paguan nga SIGAL në përputhje me kontratat e tyre dhe legjislacionin në fuqi.
Si e dhënë e qëndrueshmërisë, performancës dhe diversifikimit në treg është edhe fakti që kompania rreth gjysmën e vëllimit të shitjeve e ka nga produktet vullnetare, ndërsa mesatarja e industrisë është nën 33%.
Sipas raportit, industria e sigurimeve dëmshpërbleu 12% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në drejtim të primeve të shkruara bruto është rritur me 2.86%.
