Last Updated on 11/10/2025 by EL
Prodhuesi kinez Zeekr ka prezantuar versionin e përmirësuar të 001, që duket të jetë makina elektrike më shpejt karikuese në botë.
Falë baterisë “Golden Brick” 95 kWh dhe arkitekturës 900-volt, modeli ngarkohet nga 10-80% brenda vetëm 7 minutash.Makinë me dy motorë ofron 912 kuaj fuqi dhe arrin 0-100 km/h në vetëm 2.83 sekonda.
Zeekr 001 vjen me tavan panoramik LED, ekran 39.3 inç HUD dhe sistem të avancuar infotainment.
Dorëzimet për klientët pritet të fillojnë brenda disa ditëve. /e.t
