Australia do të nisë një fushatë reklamuese prej disa milionë dollarësh për të promovuar ndalimin e parë në botë të aksesit të adoleshentëve në mediat sociale, me sloganin “për të mirën e fëmijëve tanë”, përpara se masa të hyjë në fuqi në dhjetor.
Fushata prej 14 milionë dollarësh australianë (7.8 milionë euro) quhet “Për të mirën e tij”. Nga e shtuna, reklamat do të transmetohen në televizion dhe tabelat e reklamave do të vendosen në rrugë. Fushata madje do të përdorë mediat sociale në një mënyrë “ironike”, tha Ministrja Australiane e Komunikimeve Annika Wells.
Sipas Wells, qëllimi është të informohet publiku rreth ndryshimeve dhe të inkurajohen prindërit që “të fillojnë të flasin” për ndalimin me fëmijët e tyre. “Quhet ‘Për të Mirën’ dhe do të thotë për të mirën e fëmijëve tanë. Në fund të fundit, ne po i bëjmë këto gjëra për të mirën e të rinjve në Australi”, u tha ajo gazetarëve. m.p.
