Last Updated on 17/10/2025 by EL
Deputeti i PD-së Bujar Leskaj ka thyer urdhrin e kryedemokratit Sali Berisha, teksa ka marrë pjesë në protestën e UÇK-së. Ai është shfaqur në protestë, teksa këndon edhe himnin kombëtar dhe thërret ‘Lavdi’.
Dy ditë më parë PD-së njoftoi se nuk do të merrte pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Kosovës. Por duket se Leskaj ka dalë kundër vendimit të partisë së tij.
“Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë të bashkëpunëtorëve të UDB-së së dikurshme të serbëve. Ne duhet të jemi të gjithë me UÇK, me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, Me Jakup Krasniqin, me Rexhep Selimin dhe të tjerët.
Unë nuk jam udhëheqësi i PD, unë jam deputet i PD së Vlorës. Jam deputet i labëve, ka tre hyrje Labëria, fillon nga fshati im, Drashovica. Te shtëpia e gjyshit tim. Pavarësisht se disa nga këta patronazhistët e Ramës unë kam antipatinë më të thellë, nuk i pëlqej. Ministrat e Ramës janë patronazhistë, janë njerëz negativë”, tha mes të tjerash Leskaj. /e.t
