Në Marinzë, 10 anëtarë të Këshillit Sindikal vijojnë grevën e urisë prej katër ditësh tashmë. Kompania “Bankers” u ka ofruar rritjen e buxhetit për trajtimin ushqimor, një masë që grevistët e konsiderojnë të pamjaftueshme.
Dritan Shahu kreu i Sindikatës, është shprehur se kompania iu ka ofruar trajtim ushqimor, por kjo gjë nuk e zgjidh problemin e tyre, ai po ashtu tha se ishin “vizituar” edhe nga Inspektoriati i Punës.
“Sot jemi në ditën 4 të grevës. Të re ka pasur një shkresë nga Bankers, na është dërguar me email dhe na riofron rritjen e ditës ushqimore, gjë që nuk zgjidh problemin që kemi kërkuar, dhe nuk trajton punonjësin me pagën dinjitoze që kemi kërkuar. Ka pasur disa organizata të shoqërisë civile që kanë kontaktuar, disa edhe kanë ardhur Inspektoriati i punës ka ardhur, kemi folur për shqetësimet tona. Grevistët kanë shqetësime të lehta shëndetësore luhatje tensioni, dhimbje koke e lodhje. “, u shpreh Dritan Shahu.
Nga shoqëra cilive ka patur një reagim nga Edison Hoxha i cili tha se grevistët janë të vendosur në plotësimin e tyre, ndërsa kërkoi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama. Ai po ashtu shprehu solidaritet me grevistët dhe kërkesat e tyre, teksa i cilësoi kërkesat e tyre minimaliste dhe në nevojë urgjente për tu plotësuar: “Ne solidarizohemi me sindikatën, me kërkesat e tyre për rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës dhe vendosje të disa standarteve sa i përket sistemimit të pagave. Sindikata kërkon 18% të rritjes së pagave minimale, që është e arritshme për kompaninë. Vetëm paga e një këshilltari gjatë gjithë vitit mjafton për rritjen e 18% të naftëtarëve që kanë paga të ulëta. Është kërkesë minimaliste dhe duhet urgjent të plotësohet. I bëjnë thirrje kompnanisë që t’i plotësojë menjëherë dhe të vazhdojë puna normalisht edhe për kompaninë dhe punonjësit. Punonjësit janë më të vendosur se kurrë që ta çojnë deri në fund grevën dhe të plotësohet çdo kërkesë. Kompania i ka të gjitha hapësirat për t’i rritur pagat, dhe fakti që se bën dmth se kërkon punonjës që t’i shfrytëzojë apo skllevër. Jemi angazhuar që të kërkojmë solidaritet edhe të sindikatave ndërkombëtare dhe i bëjmë thirjre kryeministrit që t’i marrë seriozisht këto kërkesa.”
Kompania kineze Bankers Petroleum, ka deklaruar se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht. Megjithatë, ra dakord për rritjen e trajtimit ushqimor në përputhje me normat e kompanisë shtetërore të naftës, plan që do të zbatohet në fund të vitit financiar.
Sindikata e refuzoi këtë ofertë, duke kërkuar rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta dhe alokimin e 1% të fondit total të pagave për krijimin e një fondi sindikal. m.p.
