Last Updated on 21/10/2025 by Kesjana
Bosnja dhe Hercegovina mbeten tërësisht të varura nga gazi natyror rus dhe nuk do të jetë në gjendje të ndjekë planet e Bashkimit Evropian për të ndaluar plotësisht importimin e gazit rus deri në fund të vitit 2027, për shkak të mungesës së përparimeve në projektin e lidhjes jugore të gazit me rrjetin e gazit në Kroaci. Ky projekt është vendimtar për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me gaz dhe për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit rusë, por deri tani nuk ka pasur asnjë hap konkret për realizimin e tij. Ligji për Gazsjellësin Jugor të Ndërlidhjes, i cili do të lidhë rrjetin e gazit të Bosnjës dhe Hercegovinës me atë në Kroaci nga Bosnja qendrore përmes Hercegovinës dhe deri në qendrën në Zagvozd, u miratua nga parlamenti i Federatës së BiH në janar të këtij viti, por asnjë hap për zbatimin e tij nuk është ndërmarrë.
Ky projekt u miratua gjithashtu në prani të ambasadorit të atëhershëm të SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy, pasi për SHBA-në është një projekt me rëndësi strategjike në kuadër të përpjekjeve për të zvogëluar varësinë e Evropës nga burimet ruse të energjisë, përkatësisht gazi dhe nafta. Sidoqoftë, disa pjesë të ligjit u kundërshtuan fuqishëm nga HDZ BiH. Miratimi i ligjit që do të mundësonte pavarësinë energjetike të Bosnjës dhe Hercegovinës është lënë në hije nga polemikat politike, dhe kjo ka bërë që deri më sot të mos ketë asnjë tregues të vërtetë për fillimin e ndërtimit të tubacionit të gazit të ri. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh, pasi mundësia e ndërprerjes së furnizimeve me gaz nga Rusia është gjithnjë e më e mundshme, sidomos nëse Rusia vendos të marrë masa të ngjashme për Serbinë, duke e shtrirë këtë ndalim në vitin 2024./kb
