Last Updated on 23/10/2025 by Kesjana
Teksa Gjykata Kushtetuese pritet të japë më 11 nëntor vendimin përfundimtar mbi ankesën e Naureda Llagamit, e cila konteston emërimin e Asim Vokshit si anëtar i ri i Kushtetueses, debati publik mbi vlefshmërinë e votës që vendosi fatin e këtij procesi vijon të jetë i ndezur.
Për analistin politik Lorenc Vangjeli, bëhet fjalë për një aksident dhe jo për një veprim me prapavijë politike. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se nëse do të kishte pasur një qëllim të fshehtë për ta penalizuar Llagamin, do të kishte qenë shumë e lehtë të manipulohej rezultati në mënyra të tjera.
