Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu nga takimi me punonjës të Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ku morën pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, foli mbi forcimin e shërbimit, për garantimin e një reagimi më të shpejtë e më efektiv në çdo situatë emergjente.
“Vera që lamë pas e tregoi sa e rëndësishme dhe e domosdoshme është që ne të kemi një shërbim ndërhyrjeje shpëtimi emergjencash që i përgjigjet sfidave. Tani kanë filluar, edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, të jenë prezente dhe të paparashikueshme; jo pa qëllim janë emergjenca. Ato patjetër kërkojnë që të kemi ekipe që përgjigjen në kohë, me gatishmëri dhe profesionalizëm ndaj situatave të tilla”, u shpreh Albana Koçiu.
Sipas saj eksperienca ka treguar edhe diçka tjetër të rëndësishme.
