Drejtuesi teknik i një kantieri ndërtimi ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pas vdekjes së një inxhinieri.
Viktina e identifikuar si Guri Dashi, ra nga lartësia teksa teksa po kontrollonte punimet e një ure në aksin Lekaj-Elbasan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./E.T
