Last Updated on 25/10/2025 by David
Dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Premier Ligë kanë dhuruar rezultate shumë interesante. Padyshim më interesanti është fitorja 2-1 e Sunderland në fushën e Chelsea.
Edhe pse vendasit gjetën avantazhin që në minutën e katërt të takimit me Garnachon, miqtë ia dolën që të përmbysnin shifrat. Isidor në pjesën e parë dhe Talbi në shtesën e pjesës së dytë, shënuan dy golat që i dhanë Sunderlandit një fitore historike ndaj Chelsea.
Ajo që e bën më të jashtëzakonshëm këtë rezultat, është fakti se me këtë sukses, Sunderland është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në renditje, duke ndjekur Arsenalin, teksa e sheh veten të përfshirë në luftën për majën e klasifikimit.
🚨🏴 CHEMSDINE TALBI HAS WON IT IN THE 93RD MINUTE FOR SUNDERLAND !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Chelsea 1-2 Sunderland.pic.twitter.com/Zt1So8gBSu
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 25, 2025
Një hap të rëndësishëm në renditje bëri edhe Newcastle që mundi 2-1 Fulhamin./ D.C
