Last Updated on 28/10/2025 by EL
Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga vrasja me thikë e kuzhinierit Indrit Ismaillari në Tiranë nga picieri Filip Shehu, ngjarje e ndodhur në ambientet e lokalit City Lounge, ku të dy punonin.
Ky i fundit ka pretenduar se viktima e bullizonte vazhdimisht, ndërsa raportohet se autori dhe viktima kanë pasur sherre banale me njëri-tjetrin.
Sakaq, Shehu ka përfunduar në pranga pas vrasjes, ndërsa Ismaillari, i cili u plagos rëndë më pas ndërroi jetë në spital.
Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte.
“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes”,- njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./e.t
