Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai e cilëson atë si një njeri të pazëvendësueshëm dhe zbulon se ishin miq të mirë.
“Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë. Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.
Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët”, shkruan Armand Duka, kreu i FSHF-së. m.p.
