NATO “do të qëndrojë me Ukrainën deri në ditën kur ajo do të ulet në tryezën e bisedimeve për një paqe të qëndrueshme”. Kështu ka deklaruar për BBC-në një zyrtar i lartë i aleancës ushtarake.
Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s që prej janarit, tha se nga pikëpamja operacionale, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është në ngërç dhe “është pothuajse koha për të biseduar, sepse po humbasim jetë njerëzish”.
Duke iu referuar faktit që pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 çoi në anëtarësimin e dy vendeve të tjera në NATO, Finlandës dhe Suedisë, Dragone e cilësoi luftën si një dështim strategjik për presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht përparimeve të ngadalta dhe të pjesshme të Rusisë në fushëbetejë./kb
