Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn. E ftuar në një studio televizive, gazetarja është shprehur se sipas Gjykatës Kushtetuese Veliaj mund të shkarkohej vetëm nëse qeveria do të mund të provonte se ka shkelur rëndë Kushtetutën.
“Procesi në Gjykata Kushtetuese nuk afekton procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Masa e sigurisë dhe porcesi penal nuk ka lidhje me procesin në Gjykatën Kushtetuese..
Gjykata Kushtetuese thotë se Erion Veliajt i është mohuar e drejta për një proces të rregullt pasi nuk është dëgjuar në Këshillin Bashkiak.
Ligji për qeverisjen vendore nuk mund të jetë më lart se neni 115 i Kushtetutës.
Sipas Gjykatës Kushtetuese Veliaj mund të shkarkohej vetëm nëse qervia do të mund të provonte që Veliaj ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Këshilli Bashkiak mund të rinisë sërish procedurën, por të lërë Veliajn të dëgjohet dhe të provohet se Veliaj ka kryer shkelje të rënda”, tha gazetarja./e.t
