Shumë prej jush mund ta mbajnë mend si Kevi i “X Factor Albania 5”, spektaklit të talenteve në Tv Klan që e zbuloi. Ndoshta mund ta keni njohur edhe së fundmi si konkurrentin Kev Malo në “Këngën Magjike” me këngën “Unë dhe ti”.
Një këngë dashurie, ashtu si etapa e re në jetën e tij pasi i ka propozuar për martesë vajzës që i ka marrë zemrën.
Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, këngëtari nga Struga e ka surprizuar me një ambient romantik me trëndafila të kuq, një zemër të ndërtuar prej tyre dhe shkrimin “Derisa përjetësia të mbarojë.”
“Gjithçka për dashurinë”, shkruan Kevi në një tjetër postim plot me momente të ëmbla.
Edhe e fejuara e tij, Anisa, ka ndarë disa foto në rrjetet e saj sociale duke shkruar se për të ishte një surprizë.
“Ai më surprizoi… dhe unë thashë po, derisa përjetësia të mbarojë.”/ K.M
