Last Updated on 07/11/2025 by Kesjana
Në kuadër të Tirana International Fair 202, mbrëmjen e 6 nëntorit u zhvillua një event i veçantë kushtuar modës dhe elegancës, ku Europtik në bashkëpunim me Muza sollën një spektakël stili, muzike dhe arti.
Në një atmosferë festive, të mbushur me dritë, ritëm dhe kreativitet, publiku pati mundësinë të shijonte koleksionet më të reja të syzeve nga markat më prestigjioze ndërkombëtare që përfaqëson Europtik, të ndërthurura me performanca të veçanta dhe elementë artistikë që përcollën frymën bashkëkohore të panairit.
Eventi ishte pjesë e aktiviteteve shoqëruese të Klik Ekspo Group, i cili këtë vit ka mbledhur dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm, përfshirë teknologjinë, inovacionin, energjinë dhe modën.
Në këtë mbrëmje, Europtik jo vetëm që promovoi produktet e saj, por solli edhe një përvojë të plotë vizuale e emocionale për vizitorët, duke e kthyer modën në një gjuhë të përbashkët arti dhe komunikimi modern.
“Synimi ynë është të sjellim gjithnjë eksperienca që tejkalojnë tregtinë, të ndërtojmë lidhje me publikun përmes dizajnit, cilësisë dhe estetikës”, u shpreh Jonida Mallcini, menaxhere e Europtik gjatë eventit.
Ky aktivitet konfirmon rolin e Europtik si një nga markat më aktive në promovimin e modës dhe stilit të jetesës në Shqipëri, ndërsa Klik Ekspo Group vijon të forcojë pozicionin e tij si platforma më e madhe ekspozuese në vend për inovacion dhe kulturë biznesi.
Klik Ekspo Group mban Edicionin 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF), nga 5–8 Nëntor 2025 në Pallatin e Kongreseve.
Këtë vit, Panairi vjen me moton “Windoës into the Future”, duke shënuar nisjen e një faze të re zhvillimi që lidhet ngushtë me vizionin “Shqipëria 2030” dhe proceset transformuese që po përjeton vendi në fushat e infrastrukturës, energjisë, inovacionit, arsimit dhe ekonomisë digjitale.
Panairi bën bashkë, 250 kompani vendase dhe ndërkombëtare, të cilat konkurrojnë denjësisht me emrat dhe logot e tyre në ekspozenë gjigante për 4 ditë me radhë.
Ky edicion është konceptuar si një platformë kombëtare dhe ndërkombëtare e bashkëpunimit, që bashkon aktorë nga qeveria, biznesi, akademia dhe shoqëria civile për të prezantuar dhe diskutuar mbi drejtimet e reja të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.
Në qendër të TIF 2025 qëndron ideja e “dritareve drejt së ardhmes” – hapësira ku vizitorët, partnerët dhe institucionet mund të shohin, përjetojnë dhe kuptojnë projektet që po ndërtojnë Shqipërinë e dekadës së ardhshme.
Me hovin e turizmit dhe projekteve infrastrukturore, të cilat zhvillojnë ekonominë e bregdetit dhe ekonomitë lokale, në Panair do të diskutohet për tema që synojnë integrimin e projekteve eficente, të cilat i përkasin fjalës së fundit të teknologjisë dhe inovacionit./kb
