Një studim i ri nga Universiteti i Harvard-it ka theksuar se gjumi nuk është vetëm një proces pushimi, por një faktor i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe aftësitë emocionale. Studiuesit kanë zbuluar se personat që flenë rregullisht midis 7 deri në 8 orë në natë tregojnë më shumë durim, empati dhe kontroll të emocioneve në situata të vështira.
Sipas ekspertëve, gjumi ndihmon trurin të përpunojë ndjenjat dhe kujtimet, duke i dhënë individit më shumë qartësi mendore dhe balancë emocionale. Mungesa e gjumit, përkundrazi, lidhet me stres, ankth dhe vendimmarrje të dobët. Kështu, një orar i rregullt gjumi mund të jetë më i dobishëm për suksesin personal dhe profesional sesa shumë njerëz mendojnë./ K.M
