Një studim i publikuar sot në revistën mjekësore britanike BMJ konstaton se nuk ka prova shkencore që lidhin përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me zhvillimin e autizmit apo ADHD-së te fëmijët.
Studiuesit theksojnë se të dhënat aktuale janë të pamjaftueshme për të mbështetur një lidhje të tillë.
Ky publikim hedh poshtë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili në shtator u bëri thirrje grave shtatzëna të shmangin paracetamolin.
Komuniteti shkencor ka denoncuar këto pretendime, duke theksuar se paracetamoli është analgjeziku i rekomanduar gjatë shtatzënisë.
Ndërkohë, aspirina dhe ibuprofeni njihen si ilaçe me rreziqe të provuara për fetusin.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur se nuk ekzistojnë prova që paracetamoli ndikon në zhvillimin e autizmit./MXH
