Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Një makinë ka shpëthyer pranë Fortesës së Kuqe në Delhi ka shkaktuar të paktën 8 viktima dhe disa të plagosur. Sipas autoriteteve lokale shkaku ende po hetohet.
BBC shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:52 sipas orës lokale dhe automjeti po ecte ngadalë ndaloi në në semaforin e kuq përpara se të shpërthente.
Ministri i Brendshëm i Indisë deklaroi se po shqyrtohen të gjitha mundësitë, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.
Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja ishte shumë e frikshme. Ata pohojnë se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe njerëzit nisën të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Shkaku është ende duke u hetuar, por shkalla dhe vendndodhja e shpërthimit kanë ringjallur frikën e bombardimeve urbane që e kishin prekur Indinë në mesin e viteve 2000./ MXH
