Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Në zonën e Skourtas, Viotia të Greqisë, është gjetur një trup i djegur brenda një automjeti të vjedhur.
Mjeku ligjor ka zbuluar një objekt metalik në trupin e viktimës, që dyshohet të jetë pjesë e një predhe plumbi.
Trupi ishte i prangosur dhe makina, e cila mbante targa të falsifikuara, mendohet se ishte djegur dy ose tre ditë para se të gjendej nga një gjuetar.
Policia greke po heton mundësinë që viktima të jetë një punëtor ndërtimi shqiptar, i zhdukur prej disa ditësh, dhe ka marrë mostra ADN-je nga të afërmit për identifikim./ MXH
