Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Para konkursit të madh të bukurisë Miss Universe 2025, që do të mbahet më 21 nëntor në Tajlandë, konkurrentet nga e gjithë bota prezantuan për herë të parë vetveten mbrëmë gjatë eventit “Moonlight Sky Gala Welcome”.
Gjatë prezantimit, secila pjesëmarrëse duhej të ecnin në pistë duke mbajtur shiritin e vendit që përfaqësonin dhe të shpallnin publikisht emrin e vendit të tyre.
Por vëmendja kryesore u fokusua te përfaqësuesja e Serbisë, Jelena Egorova, e cila në fakt është nga Mongolia.
Jelena, me një gjatësi 177 cm, tërhoqi menjëherë sytë e publikut. Për prezantimin e saj të parë, ajo veshi një fustan të shkëlqyer prej tyli me detaje të ndritshme dhe një çarje të lartë, që nxirrte në pah elegancën dhe figurën e saj.
Megjithatë, reagimi i audiencës serbe në rrjetet sociale ishte i menjëhershëm dhe kritik. Shumë komentues pyetnin: “Si mund ta përfaqësojë Serbinë një vajzë mongole?”
Pavarësisht bukurisë së saj, kritikat e serbëve ishin të ashpra. Disa komente të shpeshta ishin: “Pse na përfaqëson ajo? Ajo nuk është serbe”, “Mes kaq shumë grave të bukura serbe, dërgojnë një vajzë nga Mongolia” dhe “Sikur të gjitha vajzat në Serbi ishin të zëna atë ditë”.
Incidenti ka ndezur një debat të gjerë në rrjetet sociale dhe ka nxitur diskutime mbi përfaqësimin kombëtar në konkurset ndërkombëtare të bukurisë.
