Mjekët po paralajmërojnë për një fenomen të ri të quajtur “text neck” ose “qafa e teknologjisë”, i cili po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te përdoruesit e rinj të telefonave inteligjentë. Ky problem shfaqet kur qëndrimi i gjatë me kokën e përkulur mbi ekran shkakton deformime të lehta në shtyllën kurrizore, dhimbje në shpatulla dhe tension muskulor në qafë.
Një studim nga “Spinal Research Foundation” në SHBA tregoi se pesha e kokës, kur përkulet përpara për disa orë çdo ditë, mund të ushtrojë presion deri në 25 kilogramë mbi shtyllën qafore. Me kalimin e kohës, kjo ndikon në posturën e trupit dhe madje në frymëmarrje.
Mjekët këshillojnë që përdoruesit të mbajnë ekranin në nivelin e syve, të bëjnë pushime çdo 30 minuta dhe të kryejnë ushtrime të lehta qafe për të shmangur dëmtimet afatgjata. Ndryshime të vogla në sjellje mund të bëjnë një diferencë të madhe për shëndetin e shtyllës kurrizore./KM
