Nëse deri dje kafeja ishte simboli i mëngjesit, sot gjithnjë e më shumë njerëz po e zëvendësojnë atë me alternativa më natyrale. Një studim i publikuar nga Universiteti i Harvardit ka treguar se konsumimi i ujit me limon ose i smoothie-ve me fruta në mëngjes ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe uljen e ndjenjës së lodhjes. Kjo praktikë, e njohur tashmë si “morning hydration routine”, është bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë persona ndajnë ritualet e tyre të përditshme të shëndetit dhe mirëqenies.
Sipas nutricionistëve, konsumimi i ujit me limon ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, stimulon tretjen dhe rrit ndjesinë e energjisë. Nga ana tjetër, një kombinim i frutave si banania, kivi dhe spinaqi siguron një sasi të mjaftueshme vitaminash dhe fibrash për të nisur ditën me energji të qëndrueshme.
Ekspertët theksojnë se nuk është e nevojshme të heqim dorë plotësisht nga kafeja, por ta reduktojmë konsumimin e saj dhe ta shoqërojmë me një mëngjes të balancuar. Trendi po përhapet kryesisht te të rinjtë që kërkojnë mënyra më natyrale për të kujdesur për trupin dhe mendjen e tyre./ K.M
