Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Europian është i vendosur të mbulojë nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, 2026 dhe 2027.
Ajo theksoi se tani po punohet ngushtë me Belgjikën dhe të gjitha vendet anëtare për të përcaktuar mënyrën se si do të realizohet ky angazhim.

“Opsioni i parë është përdorimi i hapësirës së mbetur në buxhet për të ngritur fonde në tregjet e kapitalit.
Opsioni i dytë është një marrëveshje ndërqeveritare, ku shtetet anëtare do të siguronin kapitalin e nevojshëm vetë. Dhe mundësia e tretë është të kemi një kredi dëmshpërblimi. Kjo bazohet në asetet ruse të ngrira. Rusia duhet të kuptojë se koha nuk është në anën e saj,” deklaroi ajo.
Presidentja e Komisionit Europian shtoi se ky mekanizëm do të siguronte një ndihmë të qëndrueshme për Ukrainën dhe do të dërgonte një sinjal të fortë ndaj Moskës se Bashkimi Europian është i bashkuar dhe i vendosur të vazhdojë mbështetjen ndaj Kievit./MXH