Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të realizuar 350 miliardë dollarë investime strategjike në industri të ndryshme në SHBA, bëri të ditur ministri korean i Industrisë, Kim Jung-kwan. Përzgjedhja e projekteve të investimit pritet të përfundojë deri në janar 2029.
Më herët, këshilltari kryesor ekonomik i presidencës koreane, Kim Yong-beom, deklaroi se SHBA ka rënë dakord të ofrojë kushte tarifore për sektorin e çipave të paktën po aq të favorshme sa ato për Tajvanin. Dy vendet janë pajtuar gjithashtu që koha e kontributit financiar të Koresë së Jugut për projektet në SHBA mund të rregullohet për të ruajtur stabilitetin në tregun valutor./MXH
