Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar këtë të premte një kërkesë për mocion me debat në Kuvend lidhur me situatën e kriminalitetit në vend. Kërkesa vjen pas ngjarjes së 11 nëntorit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri.
Në këtë kërkesë PD i referohet raporteve ndërkombëtare, ku përfshihet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin theksohet pastrimi i parave të krimit të organizuar në sektorin e ndërtimit dhe veprat publike.
PD pretendon se krimi i organizuar ka kapur jo vetëm ekonominë por edhe jetën politike të vendit. Deputetët që firmosën kërkesën janë Klevis Balliu, Gazment Bardhi, Isuf Çelaj, Blendi Himçi, Klodjana Çapja, Fidel Kreka dhe Klit Hoti. m.p.
