Modelja shqiptare Sara Gjoka ka hapur një tjetër debat në rrjet me deklaratën e saj të fundit, ku u shpreh hapur se nuk do të zgjidhte si partner një djalë që vjen nga fshati.
Sipas saj, kjo nuk lidhet me paragjykim, por me faktin që ajo është rritur në qytet dhe nuk e ndjen veten afër një jete rurale.
“Do jem shumë e sinqertë sepse e kam bezdi të qenurit e fshehtë dhe të bëj moral. Djalin në fshat me lopë dhe bujqësi, nuk ka asgjë të keqe, por nuk është preferenca ime. Unë jam rritur në qytet dhe nuk kam pasur kurrë lidhje me lopët apo me bujqësinë,” tha Gjoka.
