Në emisionin e mëngjesit, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se kishte krijuar një dinamikë të qëndrueshme para kamerave. Energjia e tyre në studio jepte përshtypjen se gjithçka funksiononte mirë dhe se mes vajzave ekzistonte harmoni profesionale.
Megjithatë, sipas zërave që qarkullojnë në rrjet, kjo harmoni publike duket se ka qenë më shumë fasadë sesa realitet. Raportet mes Enxhit dhe Neadës thuhet se kanë qenë tensionuese, deri në përplasje fizike në korridore. Konflikti nuk ka mbetur vetëm te fjalët: burime të Iconstyle raportojnë se edhe gjatë transmetimit të fundit, ftohtësia mes vajzave ishte e dukshme.
Megjithatë, deri tani gjithçka mbetet në nivel aludimesh. Nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Enxhi apo Neada, as rrëfim personal dhe as sqarim publik./MXH
