Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka shprehur mundesine e bisedimeve me presidentin Venezuelian, Nicolas Maduro.
“Mund të kemi disa diskutime me Maduron dhe do të shohim se si do të rezultojë kjo. Ata do të donin të bisedonin”, u tha Trump gazetarëve në West Palm Beach të Floridës, përpara se të hipte në Air Force One per t’u nisur drejt Uashingtonit.
Deklarata e Trump erdhi menjëherë pasi Departamenti i Shtetit njoftoi se do të shpallë organizatë terroriste grupin “Cartel de los Soles”, e cila sipas tyre kryesohet nga Maduro dhge po ashtu përfshin anëtarë të rrethit të tij të ngushtë.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, I cili me anë të një postimi në platformën X, bëri me dije se grupi është përgjegjës për trafikimin e drogës në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.
“Departamenti i Shtetit synon ta shpallë “Cartel de los Soles” si një Organizatë e huaj Terroriste. I udhëhequr nga Nicolás Maduro, grupi ka korruptuar institucionet qeveritare në Venezuelë dhe është përgjegjës për dhunën terroriste të kryer, si dhe për trafikimin e drogës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë,” theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së në muajin shkurt përcaktoi disa kartele meksikane droge si organizata të huaja terroriste, duke u dhënë agjencive të inteligjencës autoritet me te gjere ligjor për të kryer operacione të fshehta.
Që nga shtatori, dhjetra persona kanë humbur jetën për shkak të sulmeve amerikane ndaj anijeve ne Paqesor.
Ndërkohë, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro ka deklaruar se Shtete e Bashkuara po nisin një luftë të re, duke mohuar çdo lidhje me grupet e trafikimit të drogës./MXH
