Last Updated on 17/11/2025 by Monika
PSG dhe Kylian Mbappe kanë nisur procesin gjyqësor, lidhur me konfliktin e ndarjes së verës 2024.
Avokatët e Mbappe kërkojnë mbi 240 milionë euro dëmshpërblim, përfshirë bonusin e firmës të papaguar, dëmshpërblim për shkëputje të padrejtë dhe shkelje kontraktuale.
Klubi është kundërpërgjigjur me një kërkesë prej 180 milionë eurosh ndaj lojtarit. Çështja lidhet me rinovimin e vitit 2022 dhe opsionin e vitit 2025, që lojtari pretendon se nuk ishte i detyruar ta aktivizonte, ndërsa PSG dyshon se Mbappe kishte vendosur prej kohësh të largohej.
Në proces u zbuluan edhe bonuset shumë të larta të parashikuara në rast rinovimi. Vendimi përfundimtar pritet më 16 dhjetor.
