Vendi ynë sot pritet të përballet me një ditë me mot të paqëndrueshëm dhe reshjet dhe vranësirat do të dominojnë në shumë zona të vendit. Sipas parashikimeve, gjatë mëngjesit pritet të ketë re të dendura dhe reshje të herëpashershme, veçanërisht përgjatë bregdetit dhe ultësirës perëndimore.
Temperaturat do të mbeten të buta për muajin nëntor, me vlerat më të larta që pritet të luhaten nga 17 deri në 20°C, ndërsa ato minimale zbresin deri në 12–14°C, sidomos në Shqipërinë e mesme. /K.M
