Debat i ashpër në studion e emisionit “Off the Record”, mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, dhe këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi. Përplasja midis tyre degjeneroi në akuza të rënda dhe ofendime personale.
Mziu deklaroi se protesta e opozitës është “fillimi i protestave masive”, duke theksuar se qytetarët po reagojnë ndaj mungesës së “minimumit jetik”. Në replikë, Muharremi i quajti deklaratat e tij hipokrizi, duke sjellë si shembull rritjen e çmimit të transportit.
Situata u tensionua kur Mziu e sulmoi ashpër qeverinë dhe më pas edhe vetë Muharremin:
“Kjo qeveria kriminale e këtij hajduti edhe ky është një hajdut. Ky që shkoi në banjo se kishte frikë Ramën”.
Muharremi reagoi duke e quajtur gjuhën e tij “të tmerrshme”.
Përplasja vazhdoi më tej kur Mziu i tha:
“Si duket je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti”!
Teksa përplasja vijoi për disa minuta, Alfred Muharremi u shpreh se nuk mund të lejojë ofendime të tilla e diskriminim dhe u largua nga studioja ku ishte i ftuar. /K.M
