Last Updated on 18/11/2025 by Monika
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë princin e kurorës së Arabisë Saudite dhe udhëheqësin de facto, Mohammed bin Salman.
Dyshja pritet të nënshkruajë një pakt mbrojtjeje dhe të diskutojë investimet në inteligjencën artificiale dhe luftën në Gaza.
Vizita vjen pas njoftimit të presidentit republikan se SHBA-të do t’i shesin avionë luftarakë F-35 Arabisë Saudite.
Presidenti amerikan vizitoi Mbretërinë e Gjirit në maj, ku të dy udhëheqësit nënshkruan marrëveshje që Shtëpia e Bardhë pretendoi se kishin një vlerë prej rreth 600 miliardë dollarësh investime në SHBA.
Dhe kjo është hera e parë që princi i kurorës viziton Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2018./MXH
