Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendimi i Kinës për të lejuar udhëtim pa viza për qytetarët rusë do të japë një nxitje të madhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai e bëri këtë koment gjatë takimit në Kremlin me kryeministrin kinez Li Qiang.
“Vendimi i miqve tanë kinezë për të futur udhëtimin pa viza për qytetarët rusë do të zgjerojë kontaktet mes popujve tanë. Jemi mirënjohës për këtë akt vullneti të mirë dhe së shpejti do të zbatojmë masa reciproke për qytetarët e Republikës Popullore të Kinës që vizitojnë Rusinë. Jam i bindur se do të ketë një ndikim të madh në marrëdhëniet tona ekonomike dhe humanitare,” u shpreh Putin, duke shtuar se pret një “shpërthim pozitiv” në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.
Li Qiang ndodhej në Moskë pasi kishte marrë pjesë në takimin e Këshillit të Shefave të Qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Kina kishte njoftuar në shtator se do të zgjaste eksperimentalisht udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga Rusia. Përjashtimi nga viza do të vlejë për një periudhë njëvjeçare nga 15 shtatori, duke lejuar qëndrime deri në 30 ditë./MXH
