Lituania do të rihapë dy pikat kufitare me Bjellorusinë këtë të enjte, duke i dhënë fund mbylljes së vendosur si përgjigje ndaj shpërndarjes në hapësirën ajrore të tullumbaceve të kontrabandistëve. Qeveria njoftoi se kufijtë do të hapen pasi incidentet ajrore janë ulur ndjeshëm javët e fundit.
Pikat kufitare u mbyllën muajin e kaluar, pasi tullumbace që vinin nga Bjellorusia ndërhynin në trafikun ajror dhe çuan deri në mbylljen e Aeroportit të Vilniusit. Lituania akuzon presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për mosndalimin e kontrabandistëve, duke e quajtur situatën një formë “sulmi hibrid”. Aeroporti i Vilniusit u mbyll për herë të fundit tetë ditë më parë./MXH
