Last Updated on 19/11/2025 by Monika
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, mbërriti pasditen e sotme në urën e Mifolit për të monitoruar nga afër nivelin e prurjeve të lumit Vjosa, teksa reshjet e pandërprera kanë përkeqësuar situatën.
Parashikimet meteorologjike flasin për reshje të mëtejshme në zonën e Vlorës dhe jugun e vendit, duke e mbajtur situatën kritike.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe bizneseve përgjatë lumit të jenë vigjilentë dhe të gatshëm për çdo zhvillim të papritur./MXH
