Last Updated on 20/11/2025 by EL
Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit është liruar nga qelia. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbutur masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga SPAK se drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.
Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK akuzon Safet e Behar Bajrin dhe anëtarin e grupit të tyre, Astmer Bilali, si ekzekutor./e.t
