Radio Evropa e Lirë, e financuar nga SHBA, do të mbyllë këtë shërbimin e saj në Hungari, duke përfunduar një projekt pesëvjeçar që sipas administratës së Donald Trump, ka dëmtuar marrëdhëniet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Agjencia Amerikane për Median Globale njoftoi se financimi ndërpritet, pasi programet e mdieias “kanë minuar politikën e jashtme të presidentit Trump” duke kritikuar qeverinë e Orbanit.
Kritikët akuzojnë Orbannin për shtimin e kontrollit mbi mediat gjatë 15 viteve të tij në pushtet, ndërsa ai e mohon këtë.
Radio Evropa e Lire ka raportuar për cështje të drejtësisë dhe qeverisjes, duke fituar edhe beteja ligjore për transparencë.
Mbyllja vjen vetëm pak ditë pasi Orban u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku siguroi lehtësime nga sanksionet amerikane dhe mbështetje të mundshme financiare, në një kohë kur Hungaria përballet me tensione me BE-në për korrupsionin dhe sundimin e ligjit./MXH
