Reshjet e borës kanë detyruar autoritetet të mbyllin qindra shkolla në Mbreterinë e Bashkuar. Gjithashtu është raportuar për mungesë të energjisë elektrike.
Sherbimi Meteorologjik ka lëshuar disa paralajmërime për motin dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm.
Më shumë se 100 shkolla janë mbyllur në verilindje të Skocisë.
Rrugët me akull dhe reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar lëvizjet e njerezve, ndërsa shkollat nuk mund te hapen pasi mungon ngrohja.
Në Uellsin perëndimor, qindra shtëpi mbeten pa energji elektrike.
Gjendja më problematike paraqitet në Anglinë veriore. Deri më tani janë lëshuar tre paralajmërime të reja, pasi pritet që tw vijojne reshjet e bores dhe ngricave./mxh
