Last Updated on 21/11/2025 by Monika
Sipas raportimeve nga Gjermania, Interi është lidhur me emrin e Karim Adeyemit për merkaton e janarit.
“Bild” shkruan se sulmuesi i krahut i Borussia Dortmund është propozuar te klubi italian nga agjenti i tij, Jorge Mendes. Adeyemi shihet si profil ideal për skemën e Interit, për shkak të shpejtësisë dhe aftësisë për të krijuar rrezik individualisht.
Megjithatë, Interi nuk ka avancuar bisedimet, pavarësisht vlerësimit për lojtarin. Arsyeja kryesore lidhet me kostot shumë të larta të operacionit.
Borussia Dortmund njihet për çmime të larta dhe nuk lëshon lehtë lojtarët kryesorë. Për këtë arsye, një transferim i Adeyemit në janar konsiderohet i pamundur.
