Një tjetër trend që po rritet është travel solo, sidomos tek moshat 20–35 vjeç. Të rinjtë po zgjedhin destinacione të sigurta dhe të pasura me kulturë si Portugalia, Kroacia, Japonia dhe Bali.
Psikologët thonë se udhëtimet solo ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit, ndërsa kompanitë e turizmit raportojnë se rezervimet për ture individuale janë rritur me mbi 30%. Ky lloj udhëtimi shihet si një mënyrë për të zbuluar botën, por edhe veten./ K.M
