Një atentat ka ndodhur në qytetin e Lushnjës. Burime bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një makine në afërsi të spitalit të Lushnjës.
Shënjestër e atentatit ka qenë Julian Sula, rival i grupit të Aldo Bares. Ai dyshohet edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares.
Autorët kanë qenë me makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit të shënjestrës. Pak minuta më pas , mjeti i autorëve është gjetur i djegur në fshatin Lifaj, bashkë me armën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Deri më tani asnjë person nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi
Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ K.M
