Shkupi u vesh me ngjyrat kuqezi, me rastin e 28 dhe 29 nëntorit, festës më të rëndësishme të shqiptarëve në mbarë botën dhe diplomacisë kulturore.
Në zemër të vendit fqinj u mblodhën rreth 1100 të ftuar, që festuan mes atmosferës kuqezi dhe ritmeve patriote shqiptare.
“Jemi mbledhur për të nderuar shpirtin e një populli që kurrë nuk u dorëzua. Një populli që u sfidua, por kurrë nuk u thye. Një populli që, si Mali i Sharrit, qëndroi përballë furtunave të historisë dhe tha: Ne jemi këtu. Ne do të qëndrojmë. Dhe do të ecim përpara”.
Të pranishëm në ceremoninë festive ishin edhe Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Jashtëm, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e lokale, trupi diplomatik i akredituar, personalitete të artit, kulturës, biznesit, bashkëkombas dhe të ftuar nga i gjithë rajoni. /K.M
