Last Updated on 26/11/2025 by Kesjana
Tiranë, nëntor 2025 – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 15/2026, që ngarkon me akuza për korrupsion aktiv dhe pasiv dy të pandehurit Rrok Gega dhe Zyra Islamaj.
Sipas SPAK, Rrok Gega akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal, ndërsa Zyra Islamaj akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 259/2 të Kodit Penal.
Gjykata: Çështja shkon në gjyq me trup gjykues tjetër
Më 25 nëntor 2025, gjatë seancës paraprake, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shqyrtoi pretendimet e palëve dhe vendosi pranimin e kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes.
Në vendimin nr. 149, datë 25.11.2025, gjykata urdhëroi:
-
Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 15/2025 ndaj të pandehurve
-
Rrok Gega, për “Korrupsion aktiv” (neni 244/2 Kodit Penal)
-
Zyra Islamaj, për “Korrupsion pasiv” (neni 259/2 Kodit Penal)
-
-
Gjykimi do të zhvillohet me një trup gjykues tjetër.
-
Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, përveç deklarimeve të personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Vendimi është i formës së prerë
Gjykata njoftoi gjithashtu se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim, duke e bërë atë të menjëhershëm në fuqi./kb
