Presidenti amerikan, Donald Trump i jep më shumë kohë Ukrainës që të vendosë mbi planin e paqes. Afati I fundit ishte deri më 27 nëntor, ku Ukraina duhet të pranonte marrëveshjen, por tashmë Kievi ka kohë të pacaktuar për të vendosur.
Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One ndërsa fluturonte për në Florida, Trump tha se negociatorët amerikanë po bënin përparim në diskutimet me Rusinë dhe Ukrainën , dhe Moska kishte rënë dakord për disa lëshime, por nuk dha detaje të tjera.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Shikoni ata nuk kanë shumë mundësi, pasi nëse vazhdojnë kështu Rusia do e marrë për 2 muaj tokën e Ukrainës. Pra, a duan të luftojnë dhe të humbasin 50-60 mijë njerëz të tjerë? Negociatat po vazhdojnë dhe ata duan një kufi, por nuk munt ë ketë një kufi në mes të një autostrade apo në mes të një qyteti. Nuk funksionon kështu,” deklaroi presidenti amerikan.
Kreu I Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump njoftoi se i dërguari i tij Steve Witkoff do të udhëtojë së shpejti për në Moskë, për të diskutuar me palën ruse rreth planit të paqes.
Lajmi u konfirmua edhe nga ndihmësi I presidentit rus, Yuri Ushakov.
Lëshimi I territoreve është një pikë kritike për Ukrainën, e cila bashkë me aleatetër e saj janë munduar të ngushtojnë hendekun midis tyre lidhur me planin e Trump për t’i dhënë fund konfliktit.
Gjatë një video-konference me liderët evropianë, Zelensky u bëri thirrje që të hartojnë një kornizë për vendosjen e një “force sigurie” në Ukrainë dhe të vazhdojnë të mbështesin Kievin për aq kohë sa Moska nuk tregon dëshirë për t’i dhënë fund luftës.
Një tjetër kërkesë e tij ishte që aletatët evropian duhet të përfshihen në të gjitha bisedimet e paqes.
Ndërkohë që negociatat për paqe vijojnë, situta në terren mbetet e vështirë. Një sulm është regjistruar në Zaporizhia ku nga pamjet shihet ndërtesa që ka marrë flakë./mxh
