Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë Shtëpisë së Bardhë. Mediat e huaja raportojnë se dy persona, që dyshohet se janë anëtarë të Gardës Kombëtare, janë qëlluar me armë në qendër të Uashingtonit, vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë.
Ende nuk dihet asgjë për gjendjen e tyre shëndetësore.
Ka gjithashtu dyshime se autori i sulmit mund të jetë ende i lirë. Kujtojmë se trupa të armatosura të Gardës Kombëtare janë vendosur në kryeqytetin e vendit që nga fillimi i gushtit, si pjesë e operacionit të presidentit Donald Trump kundër krimit./mxh
